Flash News

E-TJERA

Skandali i “Pandora Papers”, gazetari tregon shtetet ku bëhen në masë pastrim parash

Skandali i “Pandora Papers”, gazetari tregon shtetet ku

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara ka sqaruar se është krijuar ideja se ishujt ekzotikë janë të vetmet vende ku bëhet pastrimi i parave, por të ashtuquajturat “parajsa fiskale” sipas tij gjenden dhe në Britaninë e Madhe, Holandë dhe më gjerë.

Ka më shumë informacion se sat ë dhënat e mëparshme. Kjo për nga përmasat janë 3 herë apo 4 herë më shumë se të dhënat e dhëna më parë. Këto dokumente nuk janë të lehtë të lexueshme. Pavarësisht se është një rrjedhje e madhe, nuk është se janë zbuluar sekretet e botës. Të bën shumë përshtypje kontrasti i realitetit me deklaratat. Gjatë viteve të fundit shtete të ndryshme të SHBA, kanë ecur në drejtimin për t’u bërë parajsa fiskale.

Për të folur për parajsat fiskale, Holanda ka të gjitha kriteret e parajsës fiskale, Hungaria ka shumë element, Britania e madhe është pak a shumë një parajsë fiskale, nuk mund të thuash që janë vetëm ishujt ekzotikë. Në Britaninë e Madhe prej sumë vitesh u leverdiste goxha që oligarkët e të gjithë botës, të shkonin në Londër dhe të blinin në shifra marramëdnse pronat e autokratësisë në rënie”, tha gazetari i ftuar në ‘Real Story’ në News 24.

Ai ka sqaruar edhe se kompania shqiptare, e quajtur ‘AL Energy Transmission’ dhe e listuar në “Pandora Papers”,është regjistruar në Dubai dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi.  

 

Të fundit