Flash News

E-TJERA

Skandali/ Kanabis rritet edhe në serat e shtetit. Ministria pasi e ‘promovon’, fshin menjëherë videon

Skandali/ Kanabis rritet edhe në serat e shtetit. Ministria pasi e

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka publikuar së fundmi një video nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore gjatë një vizite në serat e shtetit në Lushnje.

Ndërsa në pamje shihen prodhime të ndryshme bujqësore, në një moment në pamje shfaqen edhe bime të ngjashme me kanabis sativa.

Skandali/ Kanabis rritet edhe në serat e shtetit. Ministria pasi e

Skandali është zbuluar pas publikimit të videos nga ministria , ku sic shihet nga video e publikuar nga Shqip, mes domateve rriten edhe disa bimë, të ngjashme me kanabis sativa.

Megjithatë, ajo është fshirë më pas, për t’u publikuar sërish pa pjesën ku shihet "miniplantacioni" me kanabis, mes parcelës me domate.

Pas publikimit të skandalit, disa orë më vonë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, për të mbuluar gjurmët, por vështirë të besohet që është rastësi, duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit.

Lufta ndaj kanabisit është një prioritet kombëtar, por një rast i tillë i përball institucionet më një skandal të përmasave të mëdha.

Video e ripublikuar nga Ekonomi, pasi pritet momenti ku shihen bimet e ngjashme si kanabis sativa:

 

 

Të fundit