Flash News

E-TJERA

Skandali/ Kushtoi 1.2 milionë euro, shihni si ka degraduar rruga në Unazën e Poshtme të Burrelit

Skandali/ Kushtoi 1.2 milionë euro, shihni si ka degraduar rruga në

Investimi prej 1.2 milionë eurosh për Unazën e Poshtme të Burrelit rrezikon të kthehet në një dështim total, teksa segmenti rrugor vijon të degradojë dita-ditës.

Siç duket edhe nga foto, rruga ka pësuar shembje dhe fundosje.

Pavarësisht se duhej të ishte funksional prej gjashtë muajsh, aksi ka pësuar të paktën katër shembje masive, duke e bërë atë thuajse të pakalueshëm.

Përkeqësimi i situatës vjen si pasojë e mosndërhyrjes nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k.” për riparimin e dëmtimeve të mëparshme.

Disa muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kreu një vlerësim të dëmeve dhe premtoi një ndërhyrje të specializuar me ndërtimin e pilotave në një gjatësi prej 300 metrash. Megjithatë, punimet për këtë zgjidhje ende nuk kanë filluar.

Si rezultat i bllokimit të unazës, mjetet e tonazhit të rëndë janë detyruar të devijojnë lëvizjen nëpër rrugët e brendshme të qytetit. Kjo ka shkaktuar kaos në trafik dhe ka shtuar ndjeshëm shqetësimin për banorët e Burrelit.

Të fundit