Flash News

E-TJERA

Skandali ‘McGonigal’ dhe lidhja me Ramën, ish-kongresmenia amerikane: E turpshme! Çdo dyshim të hetohet

Skandali ‘McGonigal’ dhe lidhja me Ramën, ish-kongresmenia

Ish-Kongresmenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vicky Hartzler ndau me ne opinionin e saj rreth akuzave për korrupsion të ish agjentit të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal.

“E turpshme! Dikush në një pozitë qeveritare, të keqpërdorë pozicionin e tij në mënyrë që të përfitojë para për veten e tij, është anti-amerikane. Vendet e botës kanë nevojë që të kenë besim te Shtetet e Bashkuara dhe në marrëdhënien tone. 

Është e rëndësishme që çdo qeveritar në Amerikë apo në Shqipëri të ketë karakter të vërtetë dhe integritet në shërbimin e tyre dhe të mos përfitojnë për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme të mos kemi korrupsion në qeveri dhe qytetarët të mund t’i besojnë qeveritarëve”, tha ajo në Fax Neës.

E pyetur se cili është komenti i saj në lidhje e përfshirjen në korrupsion e kryeministrit të Shqipërisë me zotin McGonigal?, ajo tha se “Nuk di gjë rreth kësaj, por çdo dyshim duhet të hetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

 

Të fundit