Flash News

E-TJERA

Skandali Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Skandali Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet, pasi u zbulua lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Rama dyshohet se ka paguar 225 mijë euro për të dëmtuar opozitën. Raporti me kreun e qeverisë e ka ndihmuar ish-agjentin edhe të shtrijë aktivitin e tij në biznes në Shqipëri.

Pretendohet se dy lobistët e Ramës te McGonigal janë Agron Neza dhe Dorian Duçka. Kërkesa për hetim nga SPAK, u dorëzua nga deputeti Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që të nisin hetimet ndaj kryeministrit Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

Kujtojmë që një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tregoi dokumentat që vërtetonin se Rama dhe qeveria e tij ishin nën hetim nga SHBA-ja.

Lidhur me këtë çështje, Berisha ka deklaruar se cënon raportet Shqipëri-SHBA, vërteton korrupsionin ndërkombëtar të Ramës dhe se duhet hetuar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit s’ka bërë asnjë reagim deri më tani për këtë çështje.

Të fundit