Flash News

E-TJERA

Skandali me eskortat në Milano, të përfshirë edhe futbollistëve të Serie A

Skandali me eskortat në Milano, të përfshirë edhe

Një shoqëri e organizimit të eventeve në lokalet e jetës së natës në Milano dyshohet se ofronte në “paketat” e saj edhe mbrëmje me eskortë luksoze, ku sipas hetimeve kanë marrë pjesë edhe disa futbollistë të Serie A, shkruan Corriere Della Sera.

Aktiviteti është vënë në shënjestër të Guardia di Finanza-s në Milano, e cila ka ekzekutuar katër masa arresti shtëpiak. Sipas akuzës, grupi “ka promovuar një aktivitet të orientuar drejt favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, me pastrim të mëvonshëm të të ardhurave”.

Sipas autoriteteve, ata vepronin në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë në rrjet, përfshirë eskortë dhe punonjës të marrëdhënieve me publikun.

Sipas hetuesve, aktiviteti ishte ndërtuar mbi rekrutimin e grave, përfshirë edhe eskortë profesionale, të cilat merrnin pjesë në evente të organizuara dhe në disa raste ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës nga klientë shumë të pasur. Mes klientëve përmenden edhe figura të njohura, përfshirë biznesmenë dhe futbollistë të Serie A, me një numër të konsiderueshëm lojtarësh që dyshohet se janë përfshirë, jo vetëm nga Lombardia, por edhe futbollistë në vizita në Milano.

Hetuesit flasin për një sistem ku përfshiheshin edhe “paketa all inclusive”, që kombinonin evente në lokalet e natës me qëndrime në hotele luksoze, kundrejt pagesave që arrinin në mijëra euro.

Në kuadër të hetimit është vendosur gjithashtu sekuestrimi preventiv i mbi 1,2 milionë eurove, të dyshuara si përfitime nga aktiviteti i paligjshëm. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e secilit të përfshirë dhe lidhjet e mundshme të rrjetit.

 

Të fundit