Flash News

E-TJERA

Skandali me gardianët e burgut/ 153 rezultuan të dënuar nga drejtësia, por disa janë ende në detyrë

Skandali me gardianët e burgut/ 153 rezultuan të dënuar nga
Foto Ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 3 vite më parë, konstatoi se 153 policë të burgjeve rezultonin të dënuar më herët nga drejtësia për vepra të ndryshme penale. Asokohe nisi shkarkimi i gardianëve të dënuar.

Një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve arriti në përfundimin se 33 prej tyre nuk u larguan në asnjë moment nga detyre, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan, por u liruan në mënyrë që të përfitonin nga sigurimet shoqërore.

Sipas Top Channel, të dënuar të formës së prerë nga organet e drejtësisë të cilët janë vendosur në postin e oficerëve të shërbimit policor, në dy raste janë larguar nga puna për t’u ripranuar sërish duke u dëmshpërblyer në masën e dy rrogave.

Kjo do të thotë se 33 nga 153 gardianët e dënuar më herët nga drejtësia, jo vetëm që nuk u shkarkuan nga detyra, por vijuan të punonin. Ata janë identifikuar kryesisht në Drenovë, Peqin, Krujë dhe Lezhë.

SHKKB ka pohuar në rrugë jozyrtare se, drejtuesit e burgjeve nuk firmosën për dy policë që ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.

Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKKB në vlerën e 73 milionë lekëve.

Të fundit