Flash News

E-TJERA

Skandali me inceneratorët, flet një tjetër e moshuar ‘milionere’: Unë s’kam shtëpi moj zemër, rri te im vëlla

Skandali me inceneratorët, flet një tjetër e moshuar

Rruzhdije e Shkëlqim Meta, janë një tjetër çift që rezultojnë të përfshirë në evazionin financiar të inceneratorëve.

Sipas të dhënave të publikuara deri tani, ata rezultojnë se atyre i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal.

Duke folur për Syri.tv, Rruzhdije Meta pohon se është viktimë e kësaj skeme, pasi nuk ka as shtëpi pasi bashkë me të shoqin është strehuar te i vëllai.

Ajo ka treguar po ashtu se lajmin se ishte biznesmene 'që kishte blerë kompani e që kishte kryer transaksione 30 milionë euro' e kishte mësuar vetëm nga media, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Të fundit