Flash News

E-TJERA

Skandali me mikrokreditë, Soko: Duhet patjetër një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë

Skandali me mikrokreditë, Soko: Duhet patjetër një reformë e

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi përmes mikrokredive ka çuar në arrest 8 persona, 4 prej të cilëve në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, pasi akuzohen për mashtrimin e qytetarëve bazuar në një skemë mashtrimi, pothuajse e ngjashme me ato piramidale, ndërsa vlera llogaritet në 7 mln euro.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në “MCN Economy” se drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, duke iu referuar zvarritjeve të procesve gjyqësore.

Po ashtu ai tha që çështja e fundit e mashtrimit me mikrokreditë nxjerr nevojën për një reformë të thellë edhe në hallkat e tjera në sistemit juridik shqiptar, si përmbaruesit.

"Ngërçi jonë përtej të gjitha është te mekanika e zgjidhjes që ndërmorëm. Do duhej që me ata gjyqtarë siç i kishim ndërto institucionet, dhe për çdo gjyqtar dhe prokuror që nuk kalonte vetingun nuk fillojë procesin për gjyqtarin e dytë, pa gjetur burimin ku do plotësosh atë gjyqtar që ke hequr.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ka njerëz që kanë vdekur pa marrë drejtësi. Qëllimi ishte i mirë, këtu patjetër duhej bërë një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë siç duhet bërë një reformë e thellë në politikë.

Çështja e fundit e MCA-së na ka nxjerrë që këtu kemi nevojë për një reformë të thellë edhe në hallkat e tjera në sistemit juridik shqiptar, si përmbaruesit. Masakrat që janë bërë deri tani ku janë prekur 100 mijë njerëz”, tha eksperti Soko. 

Të fundit