All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Skandali me mësuesin në Berat, Evis Kushi firmos vendimin: Personat e dënuar ndalohen të japin mësim

All - Paragraf - 1

Skandali me mësuesin në Berat, Evis Kushi firmos vendimin: Personat e

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur një urdhër që ndalon personat e dënuar më parë që të japin mësim.

All - Paragraf - 3

Ky urdhër ka marrë shkas nisur nga rasti i evidentuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në të cilën ishte emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, i cili rezultonte i dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

“Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t'i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, shkruan ministrja.

Skandali me mësuesin në Berat, Evis Kushi firmos vendimin: Personat e

 

Të fundit