Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat, juristi thirrje shqiptarëve: Të bëjmë 630 mijë denoncime në prokurori

Skandali me pagat, juristi thirrje shqiptarëve: Të bëjmë 630

Juristi Ledio Braho ka komentuar skandalin e rrjedhjes së pagave për 630 mijë qytetarë, skandal ky që përfshiu të dhëna të ndjeshme për qytetarët.

I ftuar në studion e ‘Absolut 4’ në A2 CNN, Braho i bëri thirrje 630 mijë shqiptarëve të prekur nga skandali, të bëjnë gati secili nga një padi për ta dorëzuar në prokurori. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë institucionet e drejtësisë do të kuptonin se sa e rëndësishme dhe serioze është situata.

“Në momentin që shohim një shtet kaq apatik, institucione drejtësie kaq apatike, mendoj se ka ardhur momenti që një veprim të bëhet. Janë 630 mijë shqiptarë ndaj të cilëve është kryer një vepër penale. Nëse secili prej këtyre 630 mijë shqiptarëve të bënte një denoncim në prokurori, atëherë kjo mund ta bëjë këtë institucion të kuptojë rëndësinë e kësaj që ka ndodhur. Duke bërë kështu debate televizive, statuse në Facebook, mbase askush nuk e merr seriozisht. Hajde, të gjithë shqiptarët të bëjmë një akt procedurial të vëmë këto institucione në lëvizje. Këtu pak gjëra kanë ngelë për të dalë”, u shpreh Braho.

Të fundit