Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat, Mentor Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si CEO të kompanive të naftës

Skandali me pagat, Mentor Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si CEO

Gazetari Mentor Kikia thotë se publikimi i listës me të dhëna personale të qytetarëve që kanë të bëjnë me pagesat dhe numrat e kartave të identitetit është në shkelje e rëndë dhe duhet të ketë hetim.

I ftuar në emisionin Opinion, Kikia ka komentuar edhe pagat e publikuara të punonjësve të medias, çka sipas tij drejtorë televizionesh paguhen si CEO të kompanive të naftës.

Është një nga shkeljet më të rënda që është ekspozimi i të dhënave personale. Nuk di nëse do të ketë filluar ndonjë proces se nga kanë dalë dhe kush i ka nxjerrë.

Është një lloj ëikileaks edhe pse nuk lidhet me prapaskenat shtetërore por ka nxjerrë në skenë disa gjëra, nxjerr një lloj morali edhe të medias duke parë njerëz të sojit tonë që bëjnë morale nëpër studio dhe rezultojnë që paguhen si zëdhënës nëpër kompani oligarkësh, drejtorë televizionesh që paguhen sikur të jenë CEO kompanish ndërkombëtare nafte e që përdorin televizionet për vënie gjobash.

Mendoj që komprometojnë një pjesë të konsiderueshme të këtij pushteti që është përgjegjës për këtë lloj situate ku ne jetojmë”, shprehet gazetari Kikia.

 

Të fundit