Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali me pagat, Muç Nano: Në Norvegji është lejuar kjo lloj transparence, as ne nuk na gjen asgjë e keqe

Analisti Mustafa Nano ka sjellë një këndvështrim ndryshe lidhur me publikimin e të dhënave personale, sidomos pagat e shqiptarëve.
Në një analizë të publikuar në gazetën Panorama, Nano shkruan se këtë lloj transparence nuk e sheh si skandal, ndërsa i referohet rastit të Norvegjisë që një gjë e tillë është lejuar prej kohësh.
Nga kjo transparencë, norvegjezët nuk i ka gjetur asgjë e keqe, thekson Nano teksa shton se dhe neve nuk na gjen asgjë e keqe, nëse kjo gjë bëhet me ligj.
Megjithatë, Nano rendit edhe dëmet që rrezikojnë shqiptarët nga publikimi i këtyre të dhënave.
Analiza e plotë:
Publikimi i të dhënave financiare të shqiptarëve mua nuk m’u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse bëhet transparente diçka që duhej bërë transparente. Kjo lloj transparence, në Norvegji, garantohet prej kohësh. Secili norvegjez është i lejuar, ka mundësi të ketë akses te të dhënat financiare të secilit norvegjez tjetër, kushdo qoftë ky i fundit, që nga personaliteti më i rëndësishëm publik, e deri te njeriu më i thjeshtë. Madje, deri para disa vitesh, çdo norvegjez mund të depërtonte, mund të futej në rrjetin ku ishin këto të dhëna edhe nga një adresë anonime. Ka disa vite që kjo nuk lejohet më. Secili që do të informohet mbi gjëra të tilla, ai duhet të japë emrin dhe mbiemrin e tij të saktë, dhe numrin e kartës së identitetit, dhe kjo nuk e kompromenton nevojën për transparencë që ka shoqëria norvegjeze. Çdo gazetar, çdo njeri tjetër, që do të informohet mbi të dhënat e kësaj natyre për çdo person, mund të futet, mjaft të vërë emrin e vet dhe numrin e ID.
Nga kjo transparencë, norvegjezët nuk i ka gjetur asgjë e keqe. Mendoj se dhe neve nuk na gjen asgjë e keqe, nëse kjo gjë bëhet me ligj, jo siç u bë, në mënyrë të papritur, befasisht dhe për qëllime që akoma janë për t’u zbuluar. Ajo që dua të theksoj sot është se nuk e kuptoj pretendimin e disa njerëzve, që thonë se po më preket rroga, po më zbulohet rroga, e cila është një gjë private, personale, intime. A thua se u janë zbuluar hallatet, a thua se u është publikuar ndonjë video, ku ato shfaqen duke bërë gjëra të çuditshme dhe ilegale. Unë nuk jam dakord absolutisht me këta njerëz.
Unë e di që kështu si u bë, kjo që u bë, publikimi i pagave të qindra mijë shqiptarëve, ka disa pasoja, sepse u bë kështu si u bë. Disa dëme janë të kuptueshme. Unë jam i informuar dhe nga bisedat që kam pasur me 2-3 biznesmenë, që në kompanitë private, sidomos tek ato që kanë pasur në harkun e shumë viteve politika dhe taktika të caktuara për të rekrutuar, promovuar apo shpërblyer punonjësit e tyre në mënyrë të diferencuar, mbi bazën e asaj që ata japin në punë, tashmë kjo ka dalë në shesh dhe te punëmarrësit mund të krijohen probleme dhe dëmtohen e kompromentohet harmonia e kompanësia sociale brenda kompanisë. Ky është një dëm real. Dëmi tjetër ka të bëjë me faktin që publikimi i të dhënave të tilla, kështu si u bë, u jep mundësi grupeve të vogla kriminale, që në fakt nuk janë të vogla, por janë grupe të mirëfillta kriminale, që të bëjnë një listë shumë të gjatë me emra që kanë paga stratosferike dhe t’i përdorin këto njerëz si target, si objektiva, si tabela qitjeje për t’i gjobitur në të ardhmen. Ky është një dëm gjithashtu shumë i qartë.
Mund të ketë edhe dëme të tjera, por unë jam i prirur të shoh anën pozitive, ndonëse dënoj mënyrën si u bë, motivacionet mbi bazën e të cilave u bë kjo gjë, sepse motivacionet janë të ndyra, janë të pista, por nëse do të adoptohej si një strategji nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar për ta garantuar këtë transparencë në stilin norvegjez, unë do të shihja të mira, sidomos në rrethana konkrete. Publikimi i të dhënave të tilla është një lloj skaneri fantastik, për të cilin shoqëria jonë edhe ka nevojë, sepse kemi mundësinë të shohim se çfarë ndodh në rropullitë e kësaj shoqërie, këtij kombi. Ne e dimë se këtu ka korrupsion, kemi perceptimin tonë, bazohemi në vëzhgime personale, në investigime që bëhen nga media apo te hetimet që bëhen nga struktura të posaçme të hetimit që janë kushtetuese, por nga ky publikim ne kemi mundësinë të krijojmë një ide të saktë, precize, matematike mbi nivelin e korrupsionit. Madje unë do t’u sygjeroja strukturave të hetimit, deri dhe SPAK-ut që t’i bëjë një vëzhgim të imët publikimit në fjalë.
Sepse aty kanë mundësinë të zbulojnë korrupsione apo afera korruptive që nuk do kishin mundësi t’i zbulonin në rrethana të tjera. rrogat e larta nuk janë në vetvete domosdoshmërisht një tregues korrupsioni sepse ka tërhequr shumë kjo gjë, nuk është se në diskutimin publik njerëzit janë ndalur te dëmet, jo, janë ndalur te ana spektakolare e gjësë, janë ndalur te rrogat e larta të disa njerëzve sidomos të disa gazetarëve dhe analistëve e moderatorëve televizivë. Ne jetojmë në një sistem ku çmimi i gjithëkujt varet nga kërkesa dhe oferta, nëse një kompani mediatike ka nevojë shumë për Muç Nacon, po e ilustroj po marr veten time, dhe unë e kuptoj që ajo kompani ka nevojë, ka nevojë për audiencën që unë mund t’i jap, për prestigjin, unë e kuptoj këtë nevojë, e pikas, dhe unë kam shansin të bëj ca negociata të rehatshme në fund të të cilave mund të arrij një rrogë të mirë.
Janë zemëruar disa pedagoggë, i kam parë disa që e ngrenë zërin me të madhe ca janë këto paga të çmendura, ky është sistemi, edhe në sistemin universitar unë jam i sigurtë që nuk paguhen të gjithë njësoj. Disa paguhen më shumë disa më pak, mbi bazën e meritave, nëse paguhen të gjithë njësoj atëherë aty ka nevojë për një reformë sepse i bie që jetojnë në vitin 1990. Tani, për mua kjo ndodh kudo në Botë, diferenca me paga të tilla. Dhe problemi me gazetarët nuk është te pagat e larta, problemi me gazetarët është te rrogat e padeklaruara. Problemi është te pasuritë, Gjurmoni pasuritë dhe jo rrogat. Rroga është një gjë që ka kuptim në sistemin që kemi zgjedhur nuk jemi ende në regjimin e Enver Hoxhës, jemi në KAPITALIZËM, ku njerëzit paguhen dhe shpërblehen mbi bazën e meritës mbi bazën e talenteve që ata shprehin dhe manifestojnë dhe mbi bazën e produktit që japin dhe përkushtimit që manifestjnë në punë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38