Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat merr vëmendjen e mediave greke: Hera e dytë që rrjedhin të dhënat personale në Shqipëri

Skandali me pagat merr vëmendjen e mediave greke: Hera e dytë që

Skandali me rrjedhjen e pagave në Shqipëri ka marrë vëmendjen edhe nga mediet e huaja të rajonit. Media greke, Prothema, i ka kushtuar një artikull ngjarjes së dy ditëve të fundit.

Në artikullin e saj, Protothema shkruan se “Rreth 700,000 njerëz kanë rënë viktimë e rrjedhjes së informacionit, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.”

Ndër të tjera, e përditshmja greke shkruan se në mesin e “viktimave të rrjedhjes kanë rënë punonjësit e bankave, drejtuesit e bizneseve, nëpunësit civilë, anëtarët e shërbimeve të fshehta, ushatarakët dhe gazetarët”.

“Kjo është hera e dytë në pak muaj që të dhëna masive personale rrjedhin në Shqipëri. Në muajin prill, para zgjedhjeve parlamentare, qarkulluan në media të dhënat e rreth një milion qytetarëve. Deri më tani për këtë rast nuk është ngritur asnjë akuzë”, shkruhet në artikull.

Kujtojmë se pas publikimit të pagave të muajit janar, dje qarkulloi një databazë e dytë ku këtë herë u publikuan pagat për muajin prill, si edhe numrat e telefonit për 900 mijë qytetarë. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, ndërsa sot janë marrë në pyetje ekspertë IT-je, që kanë pasur akses në server.

Të fundit