Flash News

E-TJERA

Skandali me pesticidet, Presidenti i Urdhrit Veterinar: Kush është kandidati për deputet që lejon helmimin e shqiptarëve?

Skandali me pesticidet, Presidenti i Urdhrit Veterinar: Kush është

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka ngritur shqetësimin lidhur me përdorimin e substancës 'Ethefon' në perimet dhe frutat në vend.

Në një postim në Facebook, Resuli shkruan se substanca përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave. Resuli thekson se kjo substancë lejohet vetëm për kulturën e pambukut dhe të duhanit.

Ai ngre pyetjen se cili është kandidati për deputet që po mbështet përdorimin e pesticideve për përfitime personale.

“Kush është kandidati për deputet që mbështetet nga grosistët e pesticideve – për përfitime personale, duke helmuar shqiptarët?

A mban njeri përgjegjësi për helmimin masiv të shqiptarëve me një nga hormonet më të rrezikshme për jetën e konsumatorëve?

ETHEFONI, një substancë që përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave, është lejuar për kulturën e pambukut, në një vend që nuk kultivon asnjë metër katror pambuk!

A është kjo një gafë, apo një krim me dashje?

Kush ka përfituar personalisht nga kjo lejim skandaloze?

Cili kandidat për deputet, i sponsorizuar nga grosistët e pesticideve, ka lobuar për t’i hapur rrugë këtij helmimi të ngadaltë të popullsisë?

Dikush ka favorizuar interesat e tregtarëve mbi shëndetin e qytetarëve. Dikush ka mbushur xhepat, ndërsa ne konsumojmë fruta “të pjekura” me toksina.

Koha për hetim dhe ndëshkim!”, shkruan Resuli.

Të fundit