Flash News


E-TJERA

Skandali me publikimin e pagave, prokuroria mbyll hetimet, çon në gjykim 4 të pandehur

Skandali me publikimin e pagave, prokuroria mbyll hetimet, çon në

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet e lidhura me skandalin e publikimit të pagave.

Dosja është dërguar për gjykim në ngarkim të 4 të pandehurve, dy prej tyre nën akuzën e “Shpërdorimi të detyrës” dhe dy të tjerë për “Korrupsion aktiv”. 

Një listë me të dhënat personale të 637,183 qytetarëve shqiptarë u shpërnda përmes aplikacionit “Whatsapp” në dhjetor të vitit të kaluar, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në vendin tonë.

Databaza përmbante numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.

Të dhënat e publikuara i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet për publikimin në rrjetet sociale në datë 22.12.2021, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, të listës së pagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve: 

  1. Eni Qirjako,
    E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.
  2. Andi Agaraj,
    I akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.
  3. Klodian Sota,
    I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.
  4. Endri Ikonomi,
    I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a i K.penal

 

Të fundit