Flash News

E-TJERA

Skandali me rrjedhjen e pagave/ OKB përgatit 70 udhëzime për Shqipërinë

Skandali me rrjedhjen e pagave/ OKB përgatit 70 udhëzime për

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përgatitur 70 udhëzime, pas skandalit me rrjedhjen e pagave dhe të dhënave personale për qytetarët shqiptarë.

OKB-ja ka sugjeruar që sipërmarrjet të ofrojnë mundësi për të garantuar shëndet e mirëqenie, barazi dhe diversitet, vende pune të përshtatshme për nevojat e punonjësve, zbatimin e infovacionit, bashkëpunim dhe nxittjen e udhëheqjes.

Këto udhëzime i ka përcjellë edhe njohësi i tregut Fatjon Dragoshi, në një intervistë për A2 CNN.

“Mesazhi për kompanitë është shumë i rëndësishëm, pasi duhet që sektori privat të mendojë si pjesë e një lige kampionësh, si gjeografikisht në Evropë, si ekonomikisht dhe politikisht dhe në mënyrën e të bërit biznes. Në këtë sens, përkujdesja ndaj njerëzve, planetit, çështjet e integritetit lidershipit dhe inovacionit është e rëndësishme t’i përqafosh këto vlera dhe të udhëhiqesh prej tyre për të shkuar përpara”, tha Dragoshi.

Ndër të tjer, Dragoshi theksoi se disa nga udhëimet e përcaktuara nga OKB-ja, duhet të nisin të zbatohen sa më shpejt.

“Jemi në këto ditë, ku publikimi i listave të pagave na bën të dekurajohemi. Kuptojmë që shumë kompani jo vetëm nuk përqafojnë parimet bazë, apo vlerat e lidershipit dhe janë në shkelje të ligjit duke bërë evazion fiskal”, shtoi Dragoshi.

Të fundit