Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali me rrjedhjen e të dhënave/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA-në për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani amerikane për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike, pas skandalit me rrjedhjen e të dhënave.
Marrëveshja u firmos me kompaninë “Jones International”. I pranishëm në gjatë takimit ka qenë drejtuesi i kompanisë, James Logan Jones Jr, një ish-Gjeneral i Marinës së SHBA dhe ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, drejtuesi i “Jones International” u shpreh i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në garantimin e sigurisë së tyre.
“Puna që do të bëjmë do të jetë një shembull, për të parë se çfarë do të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrijmë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë vende pune dhe begati për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre”, deklaroi Jones.
Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin me SHBA-në për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, teksa theksoi se duke marrë shkak nga skandali me rrjedhjen e të dhënave, marrëveshja synon që dëmet mbi individët do të jenë më të reduktuara.
Po firmosim një marrëveshje që hap rrugën e një bashkëpunimi intensiv për të ngritur në një nivel tjetër kapacitete digjitale dhe sistemin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Ne jemi shumë të nderuar që këtë gjë do ta bëjmë me grupin tuaj, i cili është i mirënjohur për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në rritjen e sistemit të sigurisë, qoftë në SHBA, qoftë në vendet e tjera. Këtu nuk është thjesht çështja për të ndërtuar një sërë sistemesh sigurie, por për të ndërtuar një sistem tërësor sigurie, i cili të ketë mundësi të ofrojë një vlerë të shtuar edhe për NATO. Para pak kohe ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e disa të dhënave personalë që lidhen me pagat e punonjësve në Republikën e Shqipërisë, një ngjarje që ka ndodhur edhe në vende nga më të zhvilluarat, por që na jep mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike prej të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë dhe sulmet nga brenda prej personave të infiltruar, të paguar, qoftë dhe të papërgjegjshëm, prandaj e vlerësoj shumë dhe aspektin e marrëveshjes që ka të bëjë pikërisht edhe me garancinë se kapaciteti dëmprurës i individëve do jetë shumë më i reduktuar dhe se një sistem i tërë i rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore në të gjithë rrjetin e njerëzve që merren me shërbimet dixhitale dhe mbrojtjen kibernetike do të vihet në funksion, ashtu siç do të vihen në funksion dhe programe të posaçme për të siguruar se aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do jetë shumë e kufizuar, pasi sistemi do jetë i tillë që do ketë mure mbrojtëse dhe nga ndërhyrja e individëve”, u shpreh Rama.
Kujtojmë se një muaj më parë, u publikua databaza e parë me të dhënat personale dhe pagat e muajit janar të qytetarëve, e cila u pasua nga një e dytë me pagat për muajin prill, si edhe databaza e tretë me targat e automjeteve dhe të dhënave të tjera personale të shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38