Flash News

E-TJERA

Skandali me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtoi i AKU në Tiranë

Skandali me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtoi i AKU në

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli.

Në vend të tij mësohet se është komanduar Alketa Hoxha, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU-në e Përgjithshme.

Skarkimi i Pashollit vjen pas një seri skandalesh me sigurinë ushqimore të shqiptarëve.

Të parat ishin mandarinat me pesticide të cilat edhe pse Kroacia i kthehu mbrapsht, u hodhën në treg për konsumatoirn shqiptar. Më pas, u zbulua skandali me filetot e pulës të kontaminuara me salmonelë, të cilat ishin importuar nga Brazili.

Së fundmi, RASFF dha alarmin edhe për speca me pesticide të rrezikshme të cilat ishin importuar nga Greqia.

Të fundit