Flash News

E-TJERA

Skandali me sistemin TIMS, Peka: Kriminale ndërhyrja dhe vjedhja e të dhënave

Skandali me sistemin TIMS, Peka: Kriminale ndërhyrja dhe vjedhja e të

Drejtori i departamentit të sigurisë në PD, Avenir Peka ka folur mbi skandalin e sistemit TIMS .

I ftuar në Syri tv, Peka është shprehur se sistemi TIMS është i ndërtuar nga amerikanët të cilët na e kanë dorëzuar ne në vitin 2011.

Sipas tij,ky sistem ruan të gjitha të dhënat e personave që futen dhe dalin nga Shqipëria dhe nëse janë në kërkim aty gjen të gjithë informacionin e mundshëm.

Dikush i rekrutuar nga AKSH i punësuar në policinë e shtetit është futur në sistem dhe ka klonuar të gjitha databazën e sistemit TIMS për ta përdorur për arsye kriminale. Sistemi TIMS është një sistem  mjaft i avancuar i përdorur nga policia e kufirit dhe kriminale dhe ka përdorim shumë dimensional pasi ka informacion jashtëzakonisht të m,adh.

Ky informacion shtrihet ndër vite, vetë sistemi TIMS është një dhuratë e SHBA dhe sensibiliteti i ambasadës për këtë skandal është shumë i madh. Ky sistem është futur fillimisht në vitin 2009 deri në vitin 2011 kur ju dorëzua nga amerikanët Ministrisë së Brendshme, teknologhjia ka shkuar në vlerën gati e 20 milionë dollarë.

 Është një sistem që përmban të dhënat e hyrje daljeve të të gjithë qytetarëve jo vetëm shqiptar, edhe nëse ne kemi ndërruar tre ose katër herë pasaportat ajo i runa të gjitha këto të dhëna. Nëse një person është në kërkim të dhënat mbi këtë persona në kërkim arsyen dhe fakti që ndodhet në kërkim ndodhet në sistemin TIMS”, tha Peka.

 

Të fundit