Flash News

E-TJERA

Skandali me TIMS-in, Karamuço: Një person që njihte drejtorin hyri natën në zyrë dhe mori të dhënat

Skandali me TIMS-in, Karamuço: Një person që njihte drejtorin

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka folur për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për të cilën është vënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpi”, drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muço.

Teksa foli në “Top Talk”, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.

“Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.

Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve”, tha Karamuço.

Eksperti tha se policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna.

“Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë e hakërrimit në të ardhmen nga iranianët. Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën. Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon”, shtoi ai.

Të fundit