Flash News

E-TJERA

Vidhnin ushqimet në azil, të moshuarit hanin qepë e domate/ Pezullohen 2 punonjëset e “Shtëpisë së të Moshuarve” në Fier

Vidhnin ushqimet në azil, të moshuarit hanin qepë e domate/
Në foto/ Punonjëset duke vjedhur ushqimet

Bashkia e Fierit ka reaguar pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” për skandalin në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku dy punonjëset vidhnin ushqimet e të moshuarve.

Bashkia ka kërkuar pezullimin nga detyra, përkatësisht të kuzhinieres Inxhile Lera dhe pjatalarëses Luiza Braja. Për të dyja punonjëset e “Shtëpisë së të Moshuarve” ka nisur puna për zgjidhjen e kontratës.

Njëkohësisht Bashkia e Fierit sqaron se financiarisht “Shtëpia e të Moshuarve” nuk varet nga fondet e bashkisë. Një kërkesë i është paraqitur edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social për të marrë masat përkatëse për drejtoreshën e “Shtëpisë së Moshuarve”, Daniela Hasimaj dhe përgjegjësen Mirjana Gjermeni.

Në ambientet e “Shtëpisë së të Moshuarve”, sikurse ka dëshmuar edhe vetë drejtoresha e institucionit, dhomat e të moshuar4ve ishin të papastruara dhe mungonte kujdesi shëndetësor ndaj të moshuarve. Ajo ccka paraqiste shqetësim ishte edhe konsumimi i alkoolit nga ana e të mosharve, gjë që lejohej nga dy punonjëset.

Në një intervistë për “Fiks Fare” dy nga të moshuarit janë shprehur se ushqimi i tyre vidhej sistematikisht dhe vakt kryesor për ta ishin dy feta bukë, domate e qepë.

Një tjetër ankesë e tyre është fakti se kujdestaret nuk i vinin në ndihmë në momentet kur kishin shqetësime shëndetësore. Në videon e xhiruar nga “Fiks Fare”, shihet momenti kur i moshuari i kërkon ndihmë mjekësore pasi kishte dhimbje koke, e ndërsa drejtoresha e gënjen duke i thënë se mjekja do të vijë.

Ajo është shprehur se zënka që i moshuari ka pasur me shoqen e tij në “Shtëpinë e të Moshuarve”, i ka shkaktuar atij dhimbje koke.

Të fundit