Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali në varrezat e Kuçovës, hapen gropat pa patur të vdekur, më pas shiten

Në varrezat e qytetit të Kuçovës, varret për të vdekurit shiten me para. Ky është denoncimi i një qytetari, i cili prej kohësh ka vënë re se në varrezat e qytetit hapen gropa pa pasur njerëz të vdekur.
Ky skandal ka bërë që shtetasi Arben Polisi të drejtohet në komisariatin e policisë për të denoncuar rastin, pas tentativës së dështuar që pati me bashkinë e qytetit, ku nuk mori asnjë përgjigje.
“Nuk ka asnjë lloj kontrolli, asnjë lloj gjëje. Këtu i kanë shitur varrezat dhe nuk kanë asnjë lloj interesimi. I kam vënë disa herë në dijeni drejtuesit të bashkisë, edhe dje ja dërgova me foto”, – tha denoncuesi, Arben Polisi.
Sipas denoncuesit, shërbimet funerale janë të lidhura me strukturat e bashkisë që merren me hapjen e varreve, dhe përmes ryshfetit i shesin më pas ato tek familjarët e viktimave, të cilët detyrohen të paguajnë për një vend varri që u garanton ligji çdo personi që ndërron jetë.
“Këtu, me oreksin e firmës, punonjësit janë 20 punëtorë; disa mbledhin biskota, disa hapin gropa, dhe disa ndjekin qytetarët nga mbrapa. Për ndonjë të shkoqur, hapin gropa vazhdimisht pa pasur varrime. Pa pasur asgjë, hapin gropat dhe i lënë ashtu. Kjo, besoj se nuk lejohet; jo vetëm besoj, por nuk lejohet as nga ana ligjore dhe as nga ana njerëzore. Gropat e varreve nuk lihen hapur, por këtyre nuk u bën përshtypje, babzia e tyre”, – tha denoncuesi.
Pas këtij skandali, Euronews Albania u interesua në Bashkinë e Kuçovës, ku nënkryetari i saj pranon se janë bërë shkelje nga firma nënkontraktore, por nuk dha një zgjidhje për rastin, duke i lënë përgjegjësitë firmës që ai drejton.
“Para dy ditësh mora një informacion lidhur me hapjen e disa varreve, dhe tek parcela e miratuar nga ana jonë për shërbim funeral. Pasi mora këtë informacion, shkova dhe bëra verifikimin në terren. Pas verifikimit pashë se kishin hapur dy varre, ishin piketuar dhe tre të tjerë për t’u hapur. Thirra kompaninë sipërmarrëse dhe i kërkova shpjegime lidhur me këtë fakt. Më dha disa argumente dhe i kërkova të zbatojnë procedurën ligjore për këtë shërbim. Nuk u binda fakteve që më argumentoi kompania sipërmarrëse; i thashë se do të zbatohet ligji dhe rekomandimet tona në këtë shërbim”, – tha zëvendës kryetari i bashkisë së Kuçovës, Sybi Shehu.
Edhe një varrmihës në varrezat publike të Kuçovës pranon se varret hapen me urdhër nga personat që janë pjesë e kësaj skeme përfitimi.
“I hap ai se nuk ja del dot një varrexhi, është dhe i bën gati dhe ti dali. I thonë ata se kot si hap ai, i thonë ata hapi. Nuk lejohen tashti, tjetri pa vdekur ti hap gropën”.
Vetëm në pak ditë, në varrezat publike janë hapur 8 gropa dhe 3 të tjera janë rrethuar, ndërkohë që nga shërbimet funerale nuk ka njoftime për raste vdekjesh. Ky fakt e bën edhe më të besueshëm denoncimin e qytetarit, i cili dyshon se me vendet e varrimit po bëhet biznes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38