Flash News

E-TJERA

Skandali ‘Pandora Papers’/ SPAK po “gjurmon” për paratë e fshehura në parajsa fiskale, nis rasti i parë

Skandali ‘Pandora Papers’/ SPAK po “gjurmon” për

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeti ka deklaruar se SPAK ka nisur një vlerësim të të dhënave që janë bërë publike, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal, lidhur me skandalin Pandora Papers, në të cilën është përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi. 

Duke folur në emisionin “Top Talk” në Top Channel, gazetari thotë se SPAK po kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal, por shton se është ngarkuar një Prokuror për këtë çështje. 

“SPAK ka nisur një vlerësim të dokumenteve që janë bërë publike nga Pandora Papers, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal. Është ai vlerësimi paraprak që bëjnë prokurorët, por di që është ngarkuar një Prokuror për këtë çështje”, tha Likmeti.

I pyetur nëse 13 kompanitë që janë të dyshuara se janë të implikuara në këtë hapësirë janë shqiptare apo të huaja, Likmeti u shpreh: “Ka më shumë se 13 entitete, kompani, që janë të regjistruara në offshore dhe mund të jenë të lidhura më Shqipërinë se aksionerët janë shtetas shqiptarë, ose kanë adresa dhe aktivitet në vend ose kanë kryer transaksione me kompani që punojnë në Shqipëri”.

 

Të fundit