Flash News

E-TJERA

Skandali/ Rrjedhin të dhënat nga banka zvicerane, fshehu pasuritë e kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar. Mes tyre, edhe shqiptarë

Skandali/ Rrjedhin të dhënat nga banka zvicerane, fshehu pasuritë

Një skandal që lidhet me një rrjedhje masive të të dhënave nga një prej bankave private më të mëdha në botë, “Credit Suisse”, ka ekspozuar pasurinë e fshehur të klientëve të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Në hartën e publikuar nga “The Guardian” me rreth të kuq është edhe Shqipëria e Kosova. Kjo shpjegon që, politikanë të korruptuar dhe kriminelë shqiptarë kanë fshehur të ardhurat në bankën zviceriane “Credit Suisse”. Por nuk janë bërë me dije emra apo të dhëna të individëve nga Shqipëria.

Detajet e llogarive të lidhura me 30,000 klientë të “Credit Suisse” në të gjithë botën gjenden në rrjedhjen, e cila demaskon përfituesit e më shumë se 100 miliardë frangave zvicerane të mbajtura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

Mes personave që kanë fshehur llogaritë, “The Guardian” thotë se është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos i bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij që ishte ylli i popit libanez, drejtues që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës, si dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë.

Skandali/ Rrjedhin të dhënat nga banka zvicerane, fshehu pasuritë

Të fundit