Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Skandali, shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me bidonë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Policinë e Gjirokastrës. Shefi i Rendit i Komisariatit të qytetit të gurtë, Klaudio Minxha, shkon pranë një karburanti me makinën e policisë dhe mbush disa bidonë dhe jo mjetin. Kamera e emisionit investigativ ka kapur momentin që ky punonjës bën veprimet e paligjshme. Në video duken vetëm dy numrat e fundit të targës, të cilët janë 47.
Ndërkohë, sipas informacioneve të gazetarëve, mjeti në fjalë është me targë MB047AA dhe përdoret pikërisht nga z.Minxha.
Sipas procedurave, furnizimi i mjeteve të Policisë së Shtetit bëhet me një kartë. Me këtë kartë, punonjësit shkojnë te karburanti, ku ia japin punonjësit. Ky i fundit, kartën e kalon në pompën e karburantit dhe në xhamin e mjetit të policisë, i cili ka një ‘barcode’, ku pasi skanohet, fillon edhe furnizimi.
Por, në videon që realizoi stafi i Fiks Fare, oficeri i policisë nuk mbush mjetin e policisë, por disa bidonë.
Në videot e para, polici tenton të mbushë bidonët, por dyshon se mos e shohin dhe largohet. Dy orë më vonë, ai shkon sërish në karburant dhe punonjësi ia mbush bidonët, të cilët i fut më pas në bagazhin e mjetit të policisë.
Pasi siguruan këto video, gazetarët e emisionit investigativ shkojnë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe tentojnë të bisedojnë me z.Minxha. Një punonjës tjetër u thotë se “nuk është në komisariat”, ndërsa bisedon në telefon me të. Z.Minxha kërkon qëllimin e vizitës së gazetarëve dhe i kërkon punonjësit tjetër të shoh videot, nëse është apo jo ai. Gazetarët i tregojnë punonjësit videot, ndërsa ai konfirmon se “po, ai është”. Më pas, u kërkon që ta falin. Gazetarët bisedojnë sërish me z.Minxha, por ai kurrsesi nuk pranon që t’i takojë, pasi pretendon se është në Sarandë.
Pas refuzimit nga z.Minxha, Fiksi kërkoi informacion në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Zëdhënësja tha se mjeti përdoret pikërisht nga shefi i rendit, ndërsa për të gjithë informacionin duhet të pyeste shefat. Disa minuta pasi pyeti shefat, ajo tha se “duhet të bëni një kërkesë zyrtare”. Në fakt, gazetarët e Fiks Fare bënë një kërkesë zyrtare pranë kësaj drejtorie, por deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit nuk mbërriti asnjë përgjigje.
Fiksi pyeti edhe te “vendi i krimit”, pikërisht pranë karburantit, ndërsa punonjësit thanë se “nuk u lejohet që të mbushin bidonë”. Ata thanë se u kanë tërhequr veshin për këto veprime, pasi “marrim në qafë veten dhe zyrtarët”.
***
Bisedë me z.Minxha dhe punonjës të Policisë së Gjirokastrës
Gazetari – Më duhet shefi i rendit, Klaudio Minxha, na e lëjmëron dot?
Punonjësi i policisë – E keni njoftuar ju Klaudion? Për ça e do?
Gazetari – Ta pyesim për diçka, ose flas unë.
Punonjësi i policisë – Ça ka ndonjë problem? Klaudio, mori Klaudio (në telefon).
Flasim me telefonin e punonjësit të policisë me z.Klaudio Minxha
Gazetari – Alo, si kaluat! Si je? Unë jam Sokol Çobo, nga Top-i! Ne jemi para Drejtorisë, para Komisariatit, donim të takonim 5 minuta, vetëm për një verifikim. Është një video, duke mbushur disa bidonë me karburant, e keni pasur për qellime të punës, se ju këto bidona i fusni te makina e policisë mbrapa.
Na kërkon që videon ta shohë punonjës i policisë
Gazetari – Ta shohi ky çuni pastaj?
Punonjësi i policisë – Nuk e dua vetë, bjere ta shoh unë dhe të them unë, nuk e dua vetë.
Punonjësi i policisë – Ça ka ndodhur?
Gazetari – Na ka mbërritur kjo video.
Punonjësi i policisë – Tani, do transmetohet te Fiksi kjo?
Gazetari – Po, te Fiksi!
Shikon videon
Gazetari – Është Klaudio këtu, Klaudio është?
Punonjësi i policisë – Po.
Gazetari – Ëëë.
Punonjësi i policisë – Ëfff!
Gazetari – Makina është kjo, 054? 0 sa e ka kjo?
Punonjësi i policisë – 047-ta!
Gazetari – 47-ta!
Punonjësi i policisë – Mos e transmetoni, se është gjynah.
I tregojmë videon zëdhënëses
Gazetari – Karburanti po hidhet te disa bidona.
Zëdhënësja – E kuptoj.
Gazetari – Merret në këtë mënyrë nga policia, apo nga makina? Një person të na e shpjegojë mënyrën e marrjes së karburantit nga Policia e Gjirokastrës.
Zëdhënësja – Do t’ju njoftoj unë, të ngjitem lart të komunikoj se normalisht ai është, nëqoftëse është makina me targa të tij…
Gazetari – Makina është me targa 047-ta. Është kjo makina e tij që përdor ky?
Zëdhënësja – Të komunikoj brenda dhe do të kthej përgjigje në sekondë.
Pas disa minutash…
Zëdhënësja – Një kërkesë zyrtare dhe brenda afatit të përcaktuar do të keni një përgjigje!
Shkojmë te karburanti…
Punonjësi i karburantit – Kush ua ka dërguar?
Gazetari – A je ti, apo jo?
Punonjësi i karburantit – Jo, nuk besoj!
Gazetari – Po ju furnizoni bidonat, apo furnizoni makinat?
Punonjësi i karburantit – Ne furnizojmë makinat! Se e dëgjova që i tha dikush (punonjësit që furnizoi makinen e shefit), ki kujdes i tha se do marësh në qafë edhe këta edhe veten. Se në këtë rast, nëse ti e publikon, ti themi gjërat siç janë, unë iki kategorikisht nga puna.
Gazetari – Pse, nuk ju lejohet t’i mbushni këto (bidonët)?
Punonjësi i karburantit – Nuk lejohet! Top Channel
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58