Flash News

E-TJERA

Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestë para Ministrisë

Qytetarët janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë të Shëndetësisë, pas zbulimit nga prokuroria të skemës abuzive me pacientët në spitalin e Onkologjikut. 

“Ç’u bë me Betimin e Hipokratit”, ishte një prej pankartave që mbanin në duar qytetarët para ministrisë.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ndërsa ngrenë shqetësimin se në spitale ka mungesë të ilaçeve.

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestë para Ministrisë

Skema abuzive u bë publike nga Prokuroria e Tiranës të martën dhe shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve, të cilët reaguan përmes rrjeteve sociale. 

 

Të fundit