Flash News

E-TJERA

Skandali te Onkologjiku, sërish protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Skandali te Onkologjiku, sërish protestë para Ministrisë së

Pasditen e sotme u mbajt sërish një tjetër protestë para ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit të zbuluar te spitali Onkologjik.

Protestuesit u mblodhën në orën 19:00 para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”, pas thirrjes me posterin e publikuar me sloganin: “Protesto për jetën!”.

Gazetari Osman Stafa pasi ka marrë fjalën në protestë tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim, është vrasje. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata janë hallka e fundit.

Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? Si pasojë e mungesës së 2 medikamenteve 200 pacientë me kancer janë pa mjekim. A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari Stafa, i cili prej muajsh denoncon situatën e vështirë në Onkologjik, ku mungojnë medikamentet.

 

Të fundit