Flash News

E-TJERA

Skandali te "Shefqet Ndroqi"/ Apeli liron dy infermieret, në burg mbetet vetëm Tire Alldervishi

Skandali te "Shefqet Ndroqi"/ Apeli liron dy infermieret, në burg
Foto ilustruese

Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi, të përfshira në skandalin 'Tire'.  Për dy infermieret është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Ndërkohë dy javë më parë u lanë të lira infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha. E vetmja që ka ngelur pas hekurave është sanitarja Tire Alldervishi.

Kjo e fundit hiqej si infermiere dhe u zhvaste para familjarëve të pacientëve me Covid-19 te "Shefqet Ndroqi". Skema e tyre u denoncua nga familjarët e një prej pacienteve.

Të fundit