Flash News

E-TJERA

Skandali te "Shefqet Ndroqi", bashkëpunëtoret e Tires kërkojnë lirinë

Skandali te "Shefqet Ndroqi", bashkëpunëtoret e Tires
Foto ilustruese

Tre infermieret dhe sanitarja që u arrestuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, pasi akuzohen se kanë marrë para për tu shërbyer pacientëve të shruar me Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi", kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas "Abc news", ato kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit, ku kërkojnë ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i la në arrest me burg për 45 ditë duke i lënë kohë prokurorisë të sigurojë prova të reja.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Mira Bushit, Sheqerie Kocit, Sidorela Celës dhe Rukije Hoxhajt do të mbahet në datë 23 Shkurt.

Të fundit