Flash News


E-TJERA

Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Pacientët presin në ambulancë prej orësh, i riu mes lotësh: Po më vdes nëna si kafsha, s’ka vende

Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Pacientët presin në
Në Foto/ I riu nga Elbasani duke i bërë shërbime të ëmës

Hapja e Covid-4 nuk i ka dhënë fund pritjes së pacientëve në autoambulancë, për shkak të mungesës së shtretërve në spitale.

Realitetin e hidhur e ka rrëfyer një djalë i ri nga Elbasani, i cili ishte në pritje për orë të tëra në autoambulancë për të shtruar nënën e tij të infektuar te “Shefqet Ndroqi”, pasi nuk ka vende.

Në një dëshmi rrëqethëse për News 24,  i riu mes lotësh tregon të gjithë problematikën që nga momenti kur e ëma filloi përjetimin e simptomave të para. Djali thotë se ishte lutur për kryerjen e një tamponi që më datë 30, por që nuk i është bërë akoma.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim.”, tha i riu.

Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Pacientët presin në

Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Pacientët presin në

Të fundit