Flash News

E-TJERA

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Policia arreston 4 infermiere, bashkëpunuan me Tire Alldervishin

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Policia arreston 4
Foto Ilustruese

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar katër urdhër arreste të tjera për punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët dyshohet se janë të përfshira në abuzimin dhe se ndanin paratë bashkë.

Infermieret u zbuluan nga komunikimet që kanë kryer me sanitaren Alldërvishi. Të arrestuarat janë infermieret, Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, Rukije Hoxhaj dhe Mira Bushi.

Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.

Tire Alldervishi mashtroi familjarët e pacientes, duke u shtrirur si infermiere. Ajo zhvati 8 milionë lekë, ndërkohë që nuk i bëri asnjë shërbim pacientes, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

Gjykata e ka lënë në burg sanitaren, e cila kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, pasi pretendonte se ishte infektuar me Covid-19.

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Policia arreston 4

Të fundit