Flash News

E-TJERA

Skandali tek Covid-2, Gjykata e Apelit le në burg Tire Alldërvishin

Skandali tek Covid-2, Gjykata e Apelit le në burg Tire Alldërvishin

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në burg sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishin.

Kjo e fundit u arrestua pak javë më parë, pasi u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” se duke u hequr si infermiere, i kishte zhvatur të afërmes së një pacienti 8 milionë lekë të vjetra.

E sëmura gjatë komunikimeve me vajzën e saj i konfirmoi se për atë nuk po kujdesej njeri dhe fatkeqësisht ajo nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid-19.

Ndërkohë pak ditë më parë, Tirja kishte apeluar vendimin, por duket se gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, "arrest me burg".

Të fundit