Flash News

E-TJERA

Skandali tek Onkologjiku, mbahet sot seanca në GJKKO

Skandali tek Onkologjiku, mbahet sot seanca në GJKKO

Sot në GJKKO mbahet seanca për 7 mjekët dhe infermierët e Spitalit Onkologjik të Tiranës. Seanca nis në orën 11:00.

Mjekët akuzohet për korrupsion dhe kontrabandë ilaçesh, pasi pacientët e sëmurë me tumor i orientonin drejt spitalit privat të Edmond Gashit.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

–Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Të fundit