Flash News

E-TJERA

Mjekja Alketa Pere 'godet' sërish: I dhashë të drejtë gruas që u hodh nga ura e Bunës me fëmijët

Mjekja Alketa Pere 'godet' sërish: I dhashë të

Pas skandalit në Spitalin Onkologjik, mjekja e pezulluar nga detyra Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje.

E ftuar në Top Story, ajo ka rrëfyer se kur ka mësuar lajmin për pezullimin e saj si mjeke ka menduar të hidhet nga ballkoni teksa ka përmendur edhe rastin e Alma Arrazit, e cila u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijë të mitur. 

Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në public?

Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.

Grida Duma: Ndihesh mjeke?

Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.

Të fundit