Flash News

E-TJERA

Skandali tek Onkologjiku: Pacientët 2 javë pa mjekim, qeveria hesht ndërsa ilaçi shitet deri në 800 euro në treg të zi

Skandali tek Onkologjiku: Pacientët 2 javë pa mjekim, qeveria hesht

Gazetari Osman Stafa ka vijuar me denoncimet për skandalin tek Onkologjiku, mbi atë që po ndodh me mungesën e medikamenteve për pacientët.

Në një denoncim të publikaur në Facebook, Stafa shkruan se qytetarët të dëshpëruar kërkojnë medikamentin "Avastinë" nëpër farmacistë e Tiranës. Sipas tij, ky medikament gjenden në treg të zi deri në 800 euro, ndërsa qeveria i lë pa shpresë.

"Shikoni dramën! Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin "Avastinë" nëpër farmacistë e Tiranës. Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.

Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!!!

Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria.

Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën", shkruan Stafa.

Të fundit