Flash News

E-TJERA

Skandali/ U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrulla, një vit më parë polici u vlerësua për ‘shërbime të dalluara’

Skandali/ U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrulla, një vit

Rezart Kuçi, me detyrë shef seksioni në policinë shkencore të Kukësit, u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas operacionit që goditi grupin e Inez Hajrullas.

Kuçi akuzohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Por, një vit më parë, efektivi i akuzuar sot për trafik drogë në mbështetje të një grupi kriminal, është vlerësuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me certifikatë për shërbime të dalluara.

Kuçi akuzohet si pjesë grupit kriminal të Inez Hajrulla, i akuzuar nga SPAK për porositjen e dy vrasjeve dhe për trafik droge bashkë me gupin e tij.

Të fundit