Flash News

E-TJERA

Skema mashtruese në emër të ambasadës së SHBA, reagon institucioni: Shqiptarët të jenë të kujdesshëm

Skema mashtruese në emër të ambasadës së SHBA, reagon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas një projekti të quajtur “Let’s Talk Together About US24”, i cili qarkullon se është organizuar në emër të ambasadës.

Në një reagim ambasada, shkruan se projekti në fjalë nuk ka lidhje me të dhe se është një skemë mashtrimi, që pretendon se ofron udhëtime falas dhe viza pa pagesë apo nën kosto.

Ambasada e SHBA i bën thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo person apo organizatë që mashtron në emër të ambasadës.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, shkruan ambasada në reagim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Të fundit