Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skemat si pastrohen paratë në Shqipëri, dominojnë investimet në pasuri të paluajtshme

Të paktën tetë janë tipologjitë e ndërtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit 2022 që janë dyshuar si forma të pastrimit të parave në vend.
Raporti vjetor i kësaj drejtorie zbardh se shumica e tipologjive kanë në thelb investimet në pasuri të paluajtshme ku janë të paktën tre të tilla të lidhura me to por nuk mungojnë as dyshimet për përdorim të fondeve publike, transferta të dyshimta të lidhura edhe me grupe kriminalë.
Të gjitha këto tipologji të hasura janë dërguar pranë autoriteteve përkatëse nga ana e kësaj drejtorie për t’u hetuar dhe për të dalë më pas në përfundime më të sakta mbi atë se çfarë përfaqësojnë.
Vetë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të parave ka shoqëruar këto tipologji me skema dhe ka sqaruar se emrat e përdorur janë fiktivë dhe nuk lidhen me emra personash apo subjektesh konkret. Më poshtë tipologjitë dhe skemat e zbardhura në raportin vjetor të DPPPP sa i takon pastrimit të parave në 2022.
Tipologji 1
“Dyshime lidhur me përdorimin e fondeve publike”
Shtetasi X, krijon shoqërinë e tij ‘DEF’, me objekt aktiviteti “tregtim, prodhim të produkteve të ndryshme blegtorale”. Shoqëria ‘DEF”, aplikoi më tej për financim pranë Institucionit Publik “B” për zhvillimin e aktivitetit të saj. Pas miratimit të aplikimit, bëhet e mundur kalimi i fondeve në shumën 300 000 EUR në llogari të subjektit “DEF”, pranë një banke të nivelit të dytë.
Pas kreditimit të fondeve, shtetasi X (ortaku i saj), kryen kalim e pjesës më të madhe të fondeve nga llogaria e shoqërisë së tij në llogarinë personale, me qëllim final investimin në pasuri të paluajtshme.
Konkretisht, shtetasi X ka nënshkruar kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me shoqërinë “ABC’, të shtetasit Y.
Marrë në konsideratë përdorimin e fondeve jo në përputhje me qëllimin e deklaruar, u kryen verifikime të mëtejshme nga ku rezultoi se:
Shtetasi X, shfaqej me historik punësimi pranë shoqërisë ‘ABC’;
Shoqëria ‘ABC’, rezultonte e themeluar nga shtetasi Y, për të cilin administroheshin të dhëna për shpërdorim të fondeve publike.
Bazuar në sa më sipër, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 2
“Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”
Shtetasja X, paraqitet pranë një banke të nivelit të dytë dhe deklaron se është në pritje të transfertave nga shoqëria e huaj ‘DEF”, e regjistruar në një shtet të Evropës “V”. Transfertat justifikoheshin me anë të një marrëveshje huaje, sipas së cilës shtetasja X do merrte hua shumën prej 600,000 Euro. Marrë në konsideratë vlerën e lartë të pretenduar, si dhe mungesës së justifikimit të qartë ekonomik të këtij huazimi, u kryen verifikime të mëtejshme.
Nga këto verifikime, rezultoi se shtetasja X, me vendqendrim në Shqipëri nuk ishte e punësuar dhe në muajt e fundit kishte nënshkruar disa kontrata shitblerjesh të pasurisë së paluajtshme, në cilësinë e palës blerëse dhe shfaqej e përfshirë në marrëdhënie kontraktuale huaje me shtetas të ndryshëm.
Gjithashtu rezultoi se shtetasja X rezultoi të kishte lidhje familjare me shtetasit E, F, H për të cilët rezultuan të dhëna negative për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike, në disa shtete të Europës, përfshirë dhe në vendin e regjistrimit të shoqërisë së huaj “DEF”.
Në vijim, u kërkua dhe bashkëpunimi i homologëve në shtetin “V”, nga ku rezultuan të dhënat me dyshime edhe lidhur me profilin e shoqërisë së huaj.
Bazuar në dyshimet:
Transfertat e larta në mbërritje nga një shoqëri me profil të dyshimtë, pa një shpjegim të qartë ekonomiko-juridik.
Investimi në pasuri të paluajtshme nga një shtetase jo e punësuar; ·Lidhja familjare me shtetas të dyshuar për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike; · Veprimet financiare me të tretë në formë huaje.
Tipologji 3
“Depozitime nga një PEP i huaj”
Shtetasja e huaj A nga një vend Europian, në vitin 2020 ka kryer depozitime në vlerën 280 000 USD në llogarinë e saj bankare pranë një banke të nivelit të dytë në vend. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasja A, ishte PEP i huaj dhe fondet janë transportuar fizikisht duke deklaruar në hyrje të Pikës Kalimit
Kufitar në Shqipëri, si fonde nga kursime familjare.
Gati një vit më pas, shtetasja A transferon shumicën e fondeve në favor të një shoqërie ndërtimi në vendin tonë, me qëllim porosinë e një pasurie të paluajtshme të llojit “vilë” në një qytet bregdetar, kundrejt një çmimi blerjeje të njëjtë me shumën e depozituar prej saj.
Nga verifikimet e mëtejshme pranë homologëve tanë, rezultoi se shtetasja A deri në muajt e parë të vitit 2021 ka ushtruar një funksion të lartë shtetëror, në vendin e saj të origjinës dhe është nën hetim për akuzat e pastrimit të parave dhe ryshfetit. Shtetasja A, e ka vizituar disa herë vendin tonë, edhe në pozicionin e funksionarit, përpara se të vendoste të investonte në pasuri të paluajtshme.
U vu re se depozitimet në vendin tonë përkojnë në vlerë dhe periudhë me fondet për të cilat shtetasja është nën akuzë nga vendi i huaj.
Bazuar në dyshimet:
Hetimet e vendit të huaj për akuzat e pastrimit të parave dhe ryshfetit;
Depozitime në para fizike në vlerë të konsiderueshme nga një person i ekspozuar ;
Burimi jo bindës i fondeve të depozituara cash dhe të investuara;
Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 4
“Transferta të dyshimta”
Shtetasi A së bashku me shtetasin B (lidhje familjare mes tyre) dhe shtetasin X kanë investuar në pasuri të paluajtshme në shumën prej 400,000 Euro. Gjithashtu shtetasi A në këtë periudhë rezulton se ka lidhur disa akte noteriale për shit/blerje automjetesh nën vlerën e tregut.
Përsa i përket burimit të fondeve rezulton së shtetasi A dhe B përgjatë viteve 2017-2022 kanë përfituar në llogaritë e tyre një numër të lartë transfertash nga jashtë, në total rreth 1,800,000 Euro, kryesisht me përshkrim për shërbime konsulence ku disa prej tyre janë urdhëruar nga vende “parajsa fiskale”. Lidhur me mënyrën e përdorimit të fondeve të ardhura nga jashtë vihet re se një pjesë e madhe janë tërhequr.
Nisur nga vlerat e larta të transfertave në mbërritje të pasuara me tërheqje cash u kryen verifikime të mëtejshme ku rezultoi se shtetasi A për herë të parë ka regjistruar aktivitet privat në vendin tonë në vitin 2019, me objekt aktiviteti: shërbime konsulence. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera rezultoi se shtetasi X ka qenë me parë i dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.
Bazuar në dyshimet:
Investim në pasuri të paluajtshme me burim jo të qartë;
Tërheqje cash nga llogaria bankare i shumave për të cilat nuk dihet përdorimi;
Përfshirja e personave me precedent kriminalë;
Qarkullimi i flukseve monetare nëpërmjet bankës përgjatë viteve 2017 – 2019 periudhë kur asnjëri nga shtetasit nuk kanë pasur aktivitet privat;
Tipologji 5
“Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”
Shtetasit X dhe Y kanë në pronësi të tyre një numër të lartë pasurish të paluajtshme për të cilat nuk kemi informacion për mënyrën e fitimit të tyre dhe burimin e të ardhurave.
Pas verifikimeve të kryera nisur nga anomalia e mësipërme rezultoi se shtetasit kanë pasur aktivitet të regjistruar që nga viti 2013 në fushën e shërbimeve, aktiviteti i cili ka vazhduar për 8 vjet dhe më pas është pezulluar. Fitimet e deklaruara kanë qenë tepër të ulta, duke arritur vlerën maksimale 500,000 Lekë në vit, si dhe në disa raste me humbje.
Duke marrë në konsideratë të ardhurat e ulta të realizuara ndër vite nga shtetasit X dhe Y dhe mungesën e informacionit për mënyrën e fitimit të pronësisë edhe mbas verifikimeve të kryera, për një numër të lartë pasurish të paluajtshme, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 6
“Transferta përmes shoqërive të transfertave të lidhura me dyshime për emigracionin të paligjshëm”
Shtetasi A.B. i vitlindjes 2003 ka përfituar 8 transferta në muajt shtator-tetor 2022 nga një shtet i BE, i njohur si vend në një pozitë gjeografike, e cila ofron mundësi kalimi për emigrantët e paligjshëm. Dërguesit e këtyre transfertave janë persona të ndryshëm nga vende me risk për emigracionin e paligjshëm dhe vlerat e dërguara variojnë nga 1,200 deri 5,700 EUR. Deklarimet në lidhje me qëllimin e këtyre transfertave janë se paratë dërgohen me qëllim ndihmë ekonomike nga miq të shtetasit dhe burimi i këtyre të ardhurave është nga puna e tyre.
Nga verifikimet e kryera në lidhje me shtetasin shqiptar A.B i cili kishte përfituar rreth 21,000 EUR, nuk rezultuan të dhëna për llogari bankare apo transaksione të tjera financiare të kryera prej tij. Gjithashtu ai nuk rezultoi i punësuar apo të ketë ndonjë lidhje të njohur me personat dërgues të transafertave. As për përfituesit nuk rezultuan të dhëna në raportimet tona dhe as në burime të hapura.
Por nga burime të hapura rezulton të ketë gjetje negative për shtetasin A.B. dhe familjarë të tij, konkretisht për vëllain dhe xhaxhain e tij, të cilët janë kapur në flagrance gjatë kalimit të emigrantëve të paligjshëm në kufi.
Nisur nga këto gjetje negative, kërkuam informacion dhe u informuam nga organet ligjzbatuese se shtetasit (shtetasi A.B. dhe familjarët e tij) kishin precedentë për veprën penale ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’ sipas nenit 298/3 të Kodit Penal.
Bazuar në transaksionet e dyshimta dhe gjetjet negative për shtetasit, informacioni u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 7
“Transferta të dyshimta nga një rrjet i dyshuar trafikimi narkotikësh, përmes shoqërive të transfertave”
Shtetasi i huaj D.E. ka regjistruar në vendin tonë në prill 2022 një kompani ‘X’, objekti i së cilës konsiston në ‘tregtimin me pakicë dhe shumicë të të gjitha produkteve industriale, materiale ndërtimi, produkte bujqësore dhe ushqimore, transport tokësor mallrash kombëtar e ndërkombëtar etj’.
Shtetasi D.E. dhe vëllai i tij shtetasi B.E. kanë kryer një numër të lartë transfertash monetare rreh 40 të tilla përmes një shoqërie transfertash, si dërgues edhe përfitues, përgjatë viteve 2018–2022. Vlerat e transfertave variojnë nga 50 EUR deri 3,380 EUR me apo drejt shtetasve të ndryshëm kryesisht të huaj. Transfertat janë kryer në pjesën më të madhe drejt shtetit ‘Y’ të BE, i njohur si një nga vendet me risk përsa i përket trafikimit të lëndëve narkotike.
Nga verifikimet në të dhënat tona nuk rezultuan transaksione financiare të kryera prej këtyre shtetasve dhe njëri prej tyre pikërisht shtetasi D.E. rezulton i punësuar pranë aktivitetit tregtar të regjistruar prej tij, por nuk rezultojnë transaksione financiare të kryera për llogari të këtij aktiviteti prej muajit prill deri në fund të vitit 2022.
Nga kërkimet në burimet e hapura, rezultoi se dy vëllezërit shtetasit me gjeneralitete D.E. dhe B.E. janë arrestuar në vendin tonë nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në shtetin ‘Y’, i cili është edhe vendi i origjinës së tyre. Po nga burime të hapura rezultonte se në këtë rrjet të organizuar të trafikimit të lëndëve narkotike kanë patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, ndër ta edhe shtetasi A.F. punonjës në një organ ligjzbatues të vendit tonë.
Edhe shtetasi (A.F.) rezulton të ketë kryer disa transferta të tjera me shtetas shqiptar dhe të huaj në të njëjtën periudhë, me vlera nga 150 EUR deri 1.500 EUR, në drejtim të disa shteteve të tjera brenda dhe jashtë BE.
Për sa më sipër, mbështetur në transfertat e pajustifikuara nga biznesi, profili i tyre financiar apo lidhje të tjera të mundshme te identifikuara për ta, si dhe gjetjet negative nga burimet e hapura, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 8
“Investime në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete tregtare nga persona të përfshirë në veprimtari kriminale”
Shtetasi shqiptar X, për të cilin ka evidenca se është përfshirë në veprimtari të paligjshme si shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike, gjatë 5 viteve të fundit ka regjistruar disa aktivitete tregtare që operojnë në sektorë si: ndërtim, hidrokarbure, hoteleri – turizëm etj.
Nga të dhënat që disponojmë rezulton se shtetasi X për realizimin e aktivitetit kriminal, bashkëpunon më së shumti me familjarë të tij dhe lidhje të tyre shoqërore (disa prej të cilëve janë arrestuar më parë në një shtet të Amerikës Latine) dhe të ardhurat e gjeneruara nga veprimtari të paligjshme shtetasi i investon në aktivitete tregtare dhe pasuri të paluajtshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht ne vende bregdetare.
Nisur nga investimet e larta në pasuri të paluajtshme dhe subjektet tregtare, kemi vijuar me investigim të mëtejshëm të rastit, nga ka rezultuar se:
Në vitin 2011 shtetasi X ka marrë hua 600,000 USD në para fizike nga një miku i tij (Y – i cili sipas burimeve të hapura përveçse është arrestuar në vitin 2010 si pjesë e një rrjeti narkotrafikantësh,
akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, mashtrim etj.) me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme.
Huaja është marrë pa interes dhe pa afat kthimi, nisur nga njohja reciproke mes palëve.
Gjatë vitit 2021, në një hark të shkurtër kohor, shtetasi X ka blerë nga një biznesmen i huaj (Z), kuotat e dy shoqërive tregtare (A dhe B) me një çmim total prej 55,000,000 Lekë (shumë më e lartë sesa kapitali i tyre) si dhe ka marrë përsipër shlyerjen e të gjitha detyrimeve monetare në një vlerë totale të përafërt 18 me 6,000,000 USD që këto shoqëri kanë ndaj të tretëve. Po ashtu disa javë pas blerjes së këtyre shoqërive, shtetasi X ka zmadhuar me gati 5 herë (në vlerën 50,000,000 Lekë) kapitalin e shoqërisë B, nëpërmjet kontributit në para të ortakut të vetëm të saj.
Ndërkohë nga verifikimet e kryera për subjektet e tij tregtare ka rezultuar se:
– Përgjithësisht shoqëritë tregtare të shtetasit X gjatë periudhës së operimit kanë deklaruar humbje. Edhe 2 prej tyre që kanë rezultuar me fitime në vlera të larta, nuk i kanë shpërndarë këto fitime, por i kanë ruajtur si rezervë për investime të mëvonshme.
– Shtetasi X ka deklaruar të ardhura vjetore personale prej gati 10 vitesh dhe burimet kryesore të të ardhurave të tij janë deklaruar: fitimet kapitale nga investimet në tituj dhe pasuri të paluajtshme apo nga shitja e këtyre të fundit, qiratë si dhe paga.
– Megjithatë u konkludua se rezultatet e evidentuara financiare të shtetasit X nuk i justifikojnë transaksionet dhe investimet e kryera.
Duke marrë në konsideratë:
Regjistrimin e disa aktiviteteve tregtare nga një person i përfshirë në aktivitete të paligjshme;
Lidhjet e identifikuara/sinjalizuara me persona të inkriminuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike;
Përfshirjen e tij në transaksione huaje në vlerë të lartë nga shtetas me indicie negative në burime të hapura;
Transaksionet në vlera të konsiderueshme, të pambështetura nga rezultatet e njohura financiare;
Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit./Monitor.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38