All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Skemë bastesh ilegale, AMP vendos masa sigurie për 6 efektivë policie dhe 1 qytetar

All - Paragraf - 1

Skemë bastesh ilegale, AMP vendos masa sigurie për 6 efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj disa punonjësve të Policisë së Shtetit dhe një shtetasi civil, të dyshuar për organizim dhe favorizim të basteve sportive të paligjshme.

All - Paragraf - 3

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie dhe një shtetas civil, ndërsa për pesë punonjës të tjerë policie është vendosur “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të dyshuarit akuzohen se, duke shfrytëzuar funksionet e tyre publike dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe mbrojtur aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke konsumuar veprat penale të “Organizimit ose ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit të paligjshme” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe 7 telefona celularë, të dyshuar si të përdorur për aktivitetin kriminal.

Njoftimi:

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Të fundit