Flash News

E-TJERA

"Skemë kriminale", Bardhi: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në Rajon

"Skemë kriminale", Bardhi: Shqipëria ka çmimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi akuzon qeverinë se prej saj Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë.

"Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.
Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë.

Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.
Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!", shkruan Bardhi. 

Të fundit