Flash News

E-TJERA

Skenari i analistit: Alibeaj do i japë Ramës komisionarët

Skenari i analistit: Alibeaj do i japë Ramës komisionarët

Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, nuk mund të ketë komisionerë nëse nuk nxjerr as 13 e kandidatëve për kryebashkiakë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se nëse kjo ndodh, atëherë komisionerët do t’i marrë mazhoranca.

“I duhet gjithmonë regjimit një opozitë false, të jep gjithë ato avantazhe, një çete që nuk nxjerr dot as 1/3 e kandidatëve. Është brenda logjikës së lojës si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Ndoshta mund të dojë t’i çojë komisionerët te Edi Rama.

Një parti që nuk bën dot 13 e kandidatëve, nuk besoj se bën dot 5200 komisionerë. Nëse komisionerët nuk i bën dot çeta e vogël e Alibeajt, atëherë komisionerët i merr Edi Rama.”, theksoi ai

Të fundit