Flash News

E-TJERA

Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, premton pastrim në radhët e uniformave blu

Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, premton

Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Hita, gjatë fjalës së tij pas betimit, premtoi pastrim në radhët e uniformave blu, luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, si edhe garantoi si prioritet rendin e sigurinë ndaj qytetarëve, premtime të pambajtura nga paraardhësit e tij.

“Gjej rastin të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e policisë dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Prioritetet tona janë të qarta, lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona. Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe çdo komunitet. Forcimi i rendit dhe sigurisë në territor, modernizimi i policisë përmes teknologjisë. Rritje akoma më shumë e transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve. Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Hita është konsideruar gjërësisht i 'i besuari' i Belinda Ballukut. Gjatë fushatës së 11 Majit, qarku i Fierit ishte më i godituri nga skandalet dhe asokohe Hita ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. 

Të fundit