Flash News

E-TJERA

"Skënderbeu më doli në ëndërr...", Rama i jep pasaportën shqiptare Ana Oxa-s: Je e dërguara e tij në tokën përtej detit

"Skënderbeu më doli në ëndërr...", Rama i jep
Në foto: Kryeministri Rama, Ana Oxa dhe Ardit Gjebrea

Kryeministri Rama i ka dorëzuar personalisht pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa.

Këngëtarja e shoqëruar nga moderatori dhe artisti i njohur, Ardit Gjebrea, kanë qenë për vizitë në kalanë e Krujës, kur befas është shfaqur kryeministri Rama.

“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndër më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha).

“Tashmë jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, shtoi Rama.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por lindur dhe rritur në Itali, e ka mirëpritur gjestin e kryeministrit.

Të fundit