Flash News

E-TJERA

Skënderbeu-Vllaznia, caktohet vendi dhe ora e finales së Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu-Vllaznia, caktohet vendi dhe ora e finales së Kupës

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot se filnalja e Kupës së Republikës do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Shorti i hedhur nga FSHF, përcaktoi Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe Vllazninë si skuadrën mike për këtë final.

Korçarët kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës. Ndërsa, shkodranët fituan 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj Laçit me gol të Ardit Hoxhajt. Këtë sezon, të gjitha fazat e Kupës së Republikës u zhvilluan me tek ndeshje, për shkak të kushteve pandemike.

Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga KF Vllaznia, me rezultatin 1-0.

Të fundit