Flash News

E-TJERA

Skenë si në filma/ Shqiptari tenon të arratiset, merr zvarrë me makinë dy efektivë policie në Itali

Skenë si në filma/ Shqiptari tenon të arratiset, merr zvarrë

Dy oficerë të Policisë Lokale të Parmës u goditën në Via d'Azeglio nga një shofer që u përpoq të shpëtonte nga postblloku.

Siç shihet në video, dy policët ndaluan një makinë dhe nisën kontrollet rutinë.
Shoferi me origjinë shqiptare fillimisht flet me oficerët, më pas futet në makinë, bën pak mbrapa dhe tenton të largohet.

Dy oficerët përpiqen të ndalojnë makinën, madje njëri prej tyre tërhiqet zvarrë në një pjesë të rrugës. Një autobus i del para mjetit të shqiptarit duke e detyruar atë të ndalojë.

Shoferi del nga makina dhe dorëzohet, pasi efektivët i drejtojnë atij armën e zjarrit. 

Të fundit