Flash News

E-TJERA

Skepticizmi i Holandës, Soreca qetëson 'ujërat' mes palëve politike: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve, gjeni konsensus

Skepticizmi i Holandës, Soreca qetëson 'ujërat' mes
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca

Skepticizmi i Holandës për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, me argumentin se i ka përmbushur pjesërisht kushtet dhe ka ende për të bërë, ka agravuar tensionet mes palëve politike. Ndërsa, opozita e ka cilësuar vendimin si një ‘turp dhe dështim të qeverisë Rama’.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka vendosur të qetësoj ujërat, duke iu drejtuar me një mesazh palëve politike pak përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Soreca shprehet se “Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara dhe se palët politike duhet të gjejë konsensusin”.

“Edhe institucionet e pavarura duhet të japin rezultate pasi mbi 90% e shqiptarëve duan integrimin e vendit të tyre në BE”, shton më tej Soreca.

“Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë.  Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”, shkruan Soreca.

Të fundit