Flash News

E-TJERA

Skerdi Tase rrëfen në GJKKO vrasjen e Emiljano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro

Skerdi Tase rrëfen në GJKKO vrasjen e Emiljano Ramazanit: U paguam 130

Skerdi Tase gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka rrëfyer detaje mbi planifikimin dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në korrik të vitit 2020.

Sipas tij, në fillim kishte një tjetër objektiv, por grupi vendosi të përqendrohej te Ramazani, për të cilin u ra dakord me pagesë 130 mijë euro.

Skerdi Tase tregoi se për atentatin përdorën një makinë të marrë nga Nuredini, të cilën e kishin përdorur edhe më herët për një tjetër tentativë vrasjeje.

Ai theksoi se automjeti ishte ruajtur në një magazinë në Bradashesh, që i përkiste Arben Lazës.

Tase rrëfeu se pas krimit makina dhe dy armë u dogjën, ndërsa armët që përdori i mori me vete dhe i fshehën pranë Peqinit, “tek ca betoniere”.

Pjesë nga dëshmia

Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë. Dogjëm makinë  dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj.

Të fundit