Flash News

E-TJERA

"S'kisha dëgjuar për të", Kokalari tall Salianjin: Po të kishe ndenjur me burra dhe jo pas fustanit të Gridës do më kishe njohur

"S'kisha dëgjuar për të", Kokalari tall Salianjin:

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një deklarate që deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë në drejtim të saj. I pyetur për Evi Kokalarin, Salianji është shprehur në një emision televiziv se nuk e njeh dhe nuk e di se çfarë ajo përfaqëson.

"Çfarë është kjo? Çfarë përfaqëson? S’e kisha dëgjuar. S’e kam parasysh", ka thënë Salianji.

Ndërkohë Kokalari i është përgjigjur duke e ironizuar fort deputetin, ndërsa i thotë se po të kishte qëndruar me burra si Sali Berisha do e kishte njohur atë.

Duke e quajtur të vogël, Kokalari shton se, "O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti".

Të fundit