Flash News

Ditari i Opozitës

Skualifikimi i Halim Kosovës, Kulluri ironizon vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD: Të demaskohet çdo "armik i Lulit" edhe në familje

Kulluri: "Grupet armiqësore" në PD janë kompletuar me një doktor

Skualifikimi i Halim Kosovës, Kulluri ironizon vendimin e Komisionit
Foto Ilustruese/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka reaguar pas skualifikimit të ish-deputetit dhe ish-kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, nga listat e PD-së, për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke ironizuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të kandidaturave në PD, Kulluri shprehet se: “Tani qe u shpall edhe Halim Kosova Armik, mund te thuhet se “grupet armiqesore” ne PD jane kompletuar dhe me nje doktor!”

Më tej, Kulluri ka sjellë në kujtesë reagimin e mëhershëm të përfaqësuesve demokratë ndaj partive të reja të sapokrijuara, të cilat u kryqëzuan si tradhtare dhe shërbyese të Ramës. Duke folur për përplasje brenda kampit demokrat, Kulluri ‘nënkupton’ eliminimin e kritikëve.

“Lufta e klasave duhet shtrire edhe brenda ne familje! Te demaskohet cdo “armik i Lulit” edhe ne rrethin familjar. Ndani burrat dhe grate qe nuk votojne apo shprehin pakenaqesi per kryetarin e partise! Ndersa shoket dhe kusherinjte me pikepamje armiqesore te denoncohen ne zyrat e partise dhe profileve fallco ne facebook!”, shkruan Kulluri.

Kujtojmë se, në një dalje mediatike pas skualifikimit, dr. Halim Kosova tha se ishte skualifikuar pasi nuk shante PS.

Postimi i plotë i Kullurit:

Tani qe u shpall edhe Halim Kosova Armik, mund te thuhet se “grupet armiqesore” ne PD jane kompletuar dhe me nje doktor!

Pra sobotimet jane shtrire pothuaj ne cdo fushe te jetes opozitare! Mungon edhe ndonje ushtarak dhe artist qe te barazohemi me luften ndaj armikut te brendshem sic i zbuloi dhe shkaterroi edhe vete shoku Enver!

Ndaj mbani veshet hapur andej nga festivali i RTSH se mos del ndonje kenge reaksionare per ta demaskuar si ne Festivalin e 11-te!

Sic tha edhe vete nje nga udheheqesit mediatike te partise per nismen Thurje, se jane sabotatore, do te thote se gjetja, identifikimi dhe demaskimi i armikut te brendshem edhe “detyre mbi detyrat”!

Lufta e klasave duhet shtrire edhe brenda ne familje! Te demaskohet cdo “armik i Lulit” edhe ne rrethin familjar. Ndani burrat dhe grate qe nuk votojne apo shprehin pakenaqesi per kryetarin e partise! Ndersa shoket dhe kusherinjte me pikepamje armiqesore te denoncohen ne zyrat e partise dhe profileve fallco ne facebook!

Revolucioni do fitoje!

Të fundit